1,600 anije të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit mes rrezikut të luftës

Rreth 1,600 anije vazhdojnë të mbeten të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa kompanitë e transportit detar po përballen me një situatë të kushtueshme dhe të rrezikshme, duke kërkuar mundësi për të dalë nga kjo rrugë ujore pas më shumë se dy muajsh.

Operacioni i presidentit amerikan Donald Trump për të “udhëhequr” anijet përmes ngushticës zgjati vetëm 48 orë teksa vetëm dy anije u shoqëruan gjatë këtij operacioni, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Tani, të mbetura sërish vetëm, kompanitë nuk janë të gatshme të marrin përsipër rrezikun e kalimit — lejimi i anijeve për të lëvizur do të vinte në rrezik si ngarkesën, ashtu edhe personelin.

Çdo dëmtim i një anijeje që kushton miliona dollarë do t’u shkaktonte kompanive humbje të mëdha financiare dhe logjistike. Kompanitë e sigurimeve kanë klauzola lufte në kontratat e tyre, të cilat nuk i detyrojnë ato të mbulojnë anijet e bllokuara në mes të një lufte.

Prandaj, lëvizja e anijeve pa këtë mbështetje financiare mund të rezultojë jashtëzakonisht e kushtueshme.

Megjithatë, largimi nga Ngushtica e Hormuzit, edhe me shoqërim ushtarak amerikan, kërkon një “vlerësim shumë specifik” nga kompanitë e transportit detar.

Tridhjetë e dy anije janë goditur me raketa që nga fillimi i luftës, duke shkaktuar 10 viktima dhe disa të plagosur, sipas Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).

IMO vazhdon t’u bëjë thirrje anijeve që të “tregojnë kujdes maksimal”.

Të fundit nga rubrika