17 intervenime emergjente në Prishtinë dhe Fushë Kosovë për shkak të erërave të forta

Si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë sot Prishtinën dhe Fushë Kosovën, ekipet emergjente kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në terren për të menaxhuar dëmet dhe rreziqet e shkaktuara.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, në aksion kanë qenë të angazhuara Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, njofton Dukagjini.

Intervenimet janë kryer kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave dhe drunjve të rrëzuar, si dhe në trajtimin e disa rasteve të zjarreve.

Nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bëhet e ditur se aktualisht dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa ekipet emergjente ndodhen ende në terren.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika