17-vjeçari amerikan trondit botën, thyen rekord historik në atletikë

Amerikani 17-vjeçar Cooper Lutkenhaus ka bërë histori duke triumfuar në garën e 800 metrave dhe duke u bërë kampioni më i ri botëror në atletikë.

Lutkenhaus fitoi medaljen e artë në 800 metra në Kampionatin Botëror në sallë të mbajtur në Torun, duke u shndërruar në fituesin më të ri në një disiplinë të atletikës për meshkuj në historinë e kampionateve botërore, si në sallë ashtu edhe në ambiente të hapura.

Ai e arriti këtë sukses në moshën 17 vjeç e 93 ditë, duke thyer rekordin e etiopianit Mohammed Aman, i cili kishte qenë 18 vjeç e 61 ditë kur fitoi titullin botëror në 800 metra në vitin 2012.

Lutkenhaus triumfoi me kohën 1:44.24, vetëm 14 të qindtat më shpejt se belgu Eliott Crestan, ndërsa medalja e bronztë i takoi spanjollit Mohamed Attaoui me kohën 1:44.66.

Vlen të theksohet se për të marrë pjesë në këtë kampionat botëror, Lutkenhaus është dashur të marrë leje të veçantë nga shkolla e tij e mesme në Teksas, për t’u liruar nga mësimi. /Telegrafi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika