​17 vjet më parë, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Ishte 30 nëntori i vitit 2005, ku shumë qytetarë të Kosovës e festuan vendimin për lirimin e Fatmir Limajt, pasi Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte kumtuar pafajësinë e tij nga akuzat, me të cilat, ishte përballur gjatë asaj kohe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj





Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj ,me nofkën “Çeliku” nga akuzat për krime lufte.

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga një proces gjyqësor i gjatë më shumë se një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

Fatmir Limaj, atëbotë deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ishte arrestuar nga Tribunali i Hagës në shkurt të vitit 2003 nën akuzat për krime lufte, akuza, të cilat, Gjykata i cilësoi si të pabaza.

Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj arrin në Aeroportin e Prishtinës, ku aty ishte pritur nga liderë të lartë politikë.

Në pritje të tij kishin dalë të gjithë bashkëkomandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.

Gjithashtu, në pritje të tij kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika