17 vjet shtet – Kosova feston Ditën e Pavarësisë
Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë këtë të hënë, më 17 shkurt 2025. Me këtë rast, në të gjithë vendin janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe muzikore. Aktivitetet: 08:00 – Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë. 08:20 – Ceremonia e ngritjes solemne të flamurit […]
Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë këtë të hënë, më 17 shkurt 2025.
Me këtë rast, në të gjithë vendin janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe muzikore.
Aktivitetet:
08:00 – Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë.
08:20 – Ceremonia e ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës.
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.
09:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
09:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
10:15 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
11:45 – Nderime te Monumenti “Heroinat”.
12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
16:00 – 16:20 – Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e cila do të mbahet në amfiteatrin e Institutit të Historisë.
Koncert solemn nga Filharmonia e Kosovës
Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajnë një koncert festiv më 17 shkurt, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.
Programi përfshin vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ndërsa koncerti do të hapet me Himnin e Kosovës, pasuar nga “Suitë Ilire” e kompozitorit Mark Kaçinari.
Baleti Kombëtar me shfaqje në Mitrovicë
Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë shfaqjen “Hope” në Mitrovicë, me koreografi të Sead Vuniqit.
Megjithëse greva e aktorëve të Teatrit Kombëtar ka krijuar vështirësi për organizimin e shfaqjeve, BKK ka gjetur zgjidhje për të vazhduar aktivitetin e tij.
Ansambli “Shota” me koncerte në Suharekë dhe Prizren
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” do të mbajë dy koncerte festive:
16 shkurt – në Suharekë, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, ora 18:00
17 shkurt – në Prizren, me një repertor të pasuruar me këngë dhe valle tradicionale shqiptare.
Opera e Kosovës promovon libër për këngët popullore
Më 20 shkurt, Opera e Kosovës do të organizojë promovimin e një libri për këngët popullore shqiptare kushtuar lirisë. Ngjarja do të mbahet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.
Ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare
Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të hapë më 17 shkurt ekspozitën “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”, ku do të shfaqen dokumente dhe imazhe nga shtypi i kohës mbi shpalljen e Pavarësisë.















