Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e një arresti kardiak gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, shkruan A2.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.