18 vjet nga Trazirat e Marsit, flet babai i Egzon Deliut – njëri nga fëmijët e mbytur në lumin Ibër

“Me 16 mars, janë bërë 18 vjet që ka ndodhur tragjedia në familjet tona dhe nga versioni që e kemi dëgjuar nga i shpëtuari, Fitim Veseli, e kemi kuptuar se fëmijët kanë qenë në ndjekje nga disa serbë”, ka thënë për RTV Dukagjini, babai i Egzon Deliut – 13 vjeçarit që ishte mbytur në lumin Ibër në vitin 2004.

Zaim Deliu, sa herë që kalon afër lumit Ibër e kujton me dhimbje ditën kur i biri i tij dhe dy fëmijët e tjerë humbën jetën.

Ai ka rrëfyer për RTV Dukagjini se si e kishte kuptuar që njëri nga fëmijët e mbytur ka qenë edhe djali i tij.

“Oh u mbytën, u mbytën”

Ishte në qetësinë e shtëpisë së tij kur thotë se dëgjoi dy britma shoqëruar me klithma vajtuese.

“Oh u mbytën, u mbytën”.

Ai, instinktivisht, kishte vrapuar në drejtim të djalit, i cili, kujton Deliu “ishte duke lozur”.

Gjatë rrugës një bashkëfshatar e kishte ndalur dhe treguar ngjarjen e ndodhur, por, përveç ndjenjës shqetësuese, ende s’e dinte se bëhej fjalë, pikërisht, për djalin e tij – Egzonin.

“Me vrap kam shkuar në vendin e ngjarjes, por kur, kam shkuar atje, lumi ka qenë shumë i tendosur”, ka kujtuar Zaimi.

  “Kur e kuptova se njëri prej atyre fëmijëve është edhe djali im, mendimi i parë që më ka ardhur në mendje ka qenë se ‘kurrë nuk do të mund t’ia gjej kufomën’”.

Kufoma e Egzonit u gjet po atë ditë, bashkë me kufomën e Avniut – 11 vjeçar, djalit të Sheremet Veselit.

Ndërsa, për trupin e pajetë të Florentit nëntë vjeçar, djalit të Çerkin Veselit, u deshën disa ditë kërkime.

“Egzonin e kam pas djalë pas shtatë vajzave”,  ka thënë Zaimi, prandaj “ka qenë moment tepër i rëndë për mua”.

Pesha e dhimbjes për Zaimin rëndohet edhe më shumë, meqë as pas 18 vjetësh, ende, nuk ka një version zyrtar për rastin e ndodhur.

“Ne jemi shqiptarë që me shekuj kemi përjetuar tragjedi nga i njëjti armik dhe nëse Gjyqi Ndërkombëtar do të na trajtonte si popull të barabartë, atëherë, me siguri që ky rast dhe çdo rast tjetër do të ishte zbardhur”, ka thënë ai.

Në kohën kur tre fëmijët u mbyten në lum, “institucionet e Kosovës nuk kanë funksionuar”, ka thënë Deliu, “atëherë ka qenë UNMIK-u”.

Rastin, familjet e viktimave ia kishin dorëzuar avokatit Tomë Gashi, i cili, sipas Deliut, kishte thënë se “do të ankohet deri në Kombet e Bashkuara”.

“Dorasit kurrë nuk janë zbardhur se kush janë dhe ne kemi mbetur kështu në pritje edhe pse ka qenë e mundur zbardhja e këtij rasti, por, nuk kanë dashur, sepse në atë kohë ka qenë UNMIK-u dhe dihet se kë e ka ledhatuar UNMIK-u, atëherë, prandaj edhe janë munduar ta humbin rastin”, ka thënë Deliu.

Ndërsa Tomë Gashi, avokat i familjeve të viktimave ka thënë se raporti i nxjerrë nga prokurori amerikan vërteton që, arsyeja e vetme ka qenë përndjekja e fëmijëve nga disa serbë të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Sipas hetimeve të bëra nga prokurori amerikan, janë identifikuar faktet të cilat janë ngritur që faktikisht kemi të bëjmë me vrasje të këtyre fëmijëve të cilët kanë qenë të përndjekur. Nuk dihet nga kush, sepse herë thuhet që janë përndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre e herë edhe nga persona më të vjetër, por, deri më tani nuk janë identifikuar identitetet e tyre”, ka thënë Gashi.

Kjo ngjarje, epilogu i së cilës ende nuk dihet, u kishte paraprirë edhe ngjarjeve të mëvonshme, që tashmë njihen si “Trazirat e Marsit”.

Historiku i 17 marsit, 2004

Më 17 mars të vitit 2004, kishin filluar protestat që më vonë u quajtën edhe “Trazirat e Marsit”, ngase zgjatën dy ditë dhe mbetën të vrarë 19 persona dhe mbi 900 të tjerë të lënduar.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se, në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë dhe në vdekjen e tyre ishin të përfshirë disa serbë.

Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Serbët më pas, në shenjë hakmarrjeje dogjën shtëpi të shqiptarëve në Veri dhe disa xhami në Serbi.

Këto trazira në të cilat llogaritet se kanë qenë të përfshirë rreth 51 mijë njerëz nga e tërë Kosovën, kanë lënë më shumë se katër mijë të zhvendosur e qindra prona të shkatërruara.

Shija e redaktorit

INTERVISTË me Marin Memën: Kemi nevojë të duam më shumë...

Cilki i dokumentarëve, 'Gjurmë Shqiptare' me autorin Marin Mema, në Top Channel Albania përfshin një audiencë të të gjitha moshave. Në 'Gjurmë Shqiptare' trajtohen tema...

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Më të lexuarat

Të shtëna me armë në Cetinë, më shumë se dhjetë...

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

As për 35 vjet qytetarët me rrogë mesatare nuk mund...

Paga mestare në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është 380 euro në sektorin privat, ndërsa ajo e sektorit publik është më...

Të fundit nga rubrika