18 vjet shtet, Kosova feston sot Pavarësinë

Republika e Kosovës feston sot 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Në këtë ditë të veçantë, institucionet shtetërore organizojnë një seri manifestimesh solemne dhe homazhesh në nder të figurave historike që kontribuan për lirinë e Kosovës.

Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit, ndërsa në ora 10:30 pritet të mbahet edhe seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Programi sipas njoftimit të Qeverisë, përfshin homazhe te varret e figurave të shquara si ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe veprimtari Adem Demaçi, vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, seancë solemne në Kuvend, parakalim të trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës, si dhe koncert solemni nga Filharmonia e Kosovës.

Qeveria publikon programin e manifestimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika