18 zyrtarë policorë të arrestuar e 48 të suspenduar vetëm brenda 6 muajve

Përfshirja e zyrtarëve policor në vepra të ndryshme penale, po konsiderohet se ndikon në ulje të imazhit të institucionit të Policisë. Vetëm brenda 6 muajve të këtij viti 48 zyrtarë policorë u suspenduan e 18 u arrestuan si të dyshuar për vepra penale. IPK-ja e as Policia nuk kanë treguar për numrin e zyrtarëve që janë kthyer në vende të punës, pas suspendimit

48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të këtij viti.

Sipas statistikave të ofruara nga Inspektorati Policor i Kosovës, brenda kësaj periudhe janë arrestuar 18 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale e një zyrtar policor është transferuar.

Megjithatë, ky institucion nuk ka ofruar të dhëna se sa prej të suspenduarve gjatë kësaj kohe janë kthyer sërish në vendet e tyre të punës. Përgjigje nuk kanë ofruar as në Policinë e Kosovës.

Ditë më parë në vendin e punës, u kthyen edhe dy zyrtarët policor të suspenduar me rekomandim të IPK-së, pasi dyshohej se nuk kishin zbatuar urdhrin për arrestimin e të dyshuarit kryesor në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Avokati i togerit Jaser Jaha, thotë se pas hetimeve të IPK-së, i njëjti ka rezultuar i pafajshëm derisa thotë se janë në përgatitje të një padie për dëmtim imazhi.

“Ne e kemi konsideru qysh në fillim një veprim politik ndoshta se sa që ka pasur me kompetenca të togerit sepse togeri i shpërndan punët në mëngjes siç edhe ka deklaruar në IPK, edhe çështja e kapjes apo jo të dyshuarit nuk është kompetencë e togerit, sa i përket linçimit publik, janë evidente sepse ka pasur komente të natyrave të ndryshme lidhur me togerin dhe familjen e tij”, ka deklaruar  Ngadhnjim Rudi – Avokat i Jaser Jahes.

Zyrtari policor Muhamet Lika u vra më 1 prill të këtij viti në shkallët e ndërtesës ku jetonte, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna dhe për vrasjen e tij janë arrestuar 7 persona, 6 prej të cilëve janë nën masën e paraburgimit e ishin të njohur për organet e drejtësisë, meqë kishin të kaluar kriminale.

Në anën tjetër ish kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha thotë se pavarësisht që suspendimi i zyrtarëve policor është në interes të zbardhjes së të vërtetës, kjo ndikon në ulje të imazhin edhe për vetë institucionin e policisë.

“Fatkeqësisht është e vërtetë që me suspendimin e policëve krijohet një përceptim dhe një dëmtim imazhi personal për zyrtarët policor por edhe për organizatën në tërësi por këto hapa proceduralë janë të pashmangshëm në qoftë se dëshirojmë të kemi një hetim të papenguar, transparent dhe në plotni me provat personale dhe materiale që janë pjesë e lëndës”, ka deklauar Valdet Hoxha – Ish-kryeshef i IPK-së.

Ndërkohë, gjatë javës që shkoi u arrestua edhe një zyrtar policor në Vushtrri, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e armëmbajtje pa leje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika