19 persona të zhdukur pas tërmetit në Japoni

Dy persona janë gjetur në gjendje arresti kardiak, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në dy lokacione të goditura nga tërmeti në prefekturën Kumamoto, kanë konfirmuar autoritetet lokale.

Një zyrtar i Divizionit për Menaxhimin e Fatkeqësive në Kumamoto i tha BBC-së se në fabrikën Yatsushiro Plant të kompanisë Nippon Paper, dy persona “janë gjetur në arrest kardiak”, ndërsa nëntë persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sipas të njëjtit zyrtar, nga qendra tregtare Aeon Mall janë shpëtuar katër persona, dhe gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Megjithatë, 10 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në qendrën tregtare.

Autoritetet e prefekturës kanë bërë të ditur gjithashtu se po verifikojnë raportimet për një rrjedhje gazi në zonën e prekur nga tërmeti.

Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës po vazhdojnë operacionet e kërkimit në të dy lokacionet, ndërsa autoritetet po mbledhin informacione të mëtejshme për situatën dhe numrin e personave të prekur.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika