19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 723 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), kanë dalë pozitivë 19 persona

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 19 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 723 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 16 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 415.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 126 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 902 mijë e 196 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 731.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 385.

Janë një milion e 825 mijë e 835 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 27 prill, në Kosovë 13 raste kanë qenë pozitive dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Statistikat e fundit të COVID-19 në Kosovë

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika