19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 19 raste të reja me COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 19 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 879 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 21 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 434.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 121 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 902 mijë e 166 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 612.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 042.

Janë një milion e 824 mijë e 992 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 20 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Ilustrim

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika