19 vjetori i LVV, Kurti: Qeveria jonë po i jep kuptim 17 shkurtit

“Rexhep Selimi,  që sje këtu me ne por menxi presim të na kthehesh me ballin lartë ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së”,  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje [LVV], Albin Kurti ka nis fjalimin e tij me përshëndetje të figurave të rëndësishme të VV-së, duke përmendur edhe Rexhep Selimin i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë, në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të.

Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të shënjimit të 19 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se qeverisja e tij, po i jep kuptim pavarësisë së Kosovës

“Por sivjet në të njëjtën datë u shënua edhe 25 vjetori i Çlirimit të Kosovës prandaj vendosëm që për ditëlindjen e Lëvizjes të mblidhemi sot sepse çlirimi e meriton të gjithë vëmendjen. Nuk është rastësi që Vetëvendosja në vitin 2005 u formua në të njëjtën dite me përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Nuk është rastësi që gjithmonë e ka nderuar 10 qershorin e Prizrenin, por tash edhe 17 shkurtit po ja japim vëmendjen e vërtetë, sic kanë dashur dëshmorët një pavarësi për drejtësi, për zhvillim me barazi,  një pavarësi pa korrupsion”, deklaroi Kurti.

Kurti potencoi mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në sektor të ndryshëm gjatë viteve të qeverisjes së tij, duke potencuar sukseset e tyre qoftë në sferat e Bujqësisë, ekonomisë etj,

“Gjatë javës së Lëvizjes kemi pasur shumë aktivitete e takime anembanë Kosovës, me struktura të lëvizjes e grave, derisa mbështetja e grave dhe rinisë ka qenë e madhe, me forumet e organizuara kanë bërë që të kenë aktivitete të përbashkëta. Me politikat tona qeverisë kemi për këto 3 vite qeverisje 20% rritje të vendeve të punës, kemi dyfishuar numrin e punësimeve të të rinjëve. Me aktivitetet tona, edhe në protesta edhe festa kemi marr pjesë krah për krah qytetarët e fshatarët. Jemi angazhuar për zhvillimin e bujqësise duke ndihmuar fermerët… fshatrat kanë përjetuar ndihmën e qeverisjes sonë si asnjëherë më parë”, theksoi Kurti.

I pari i shtetit, thuri lavde për mërgatën teksa tha se pa ndihmën e tyre nuk do i fitonin zgjedhjet dhe shtyese e madhe për këtë ka qenë pikërisht mërgata.

“Cdo vit e më shumë strukturimi ynë po forcohet.  Mbi 60 mijë anëtarë në VV sot. Anëtarësia jonë që ju i prini në të gjitha nivelet është e shtrirë në 1120 fshatra e qytete. Kjo nuk duhet të ndalet pasi që strukturimi politik është në fakt strukturim i fermës dhe idesë, pasi që nuk është si ndërtesa që pasi ua ngre themelin muret qëndrojnë vetë, ka nevojë vazhdimisht për diskutime, lexime e aktivitete. Aty fillon demokracia e vërtetë. Në vendet ku ska parti politike apo aty ku nuk janë demokratike, aty nuk ka demokraci. Në shoqëri i kemi 29 qendra eë Vetëvendosjes dhe në mërgay 13 të tilla. Mërgatën ne nuk e shohim si të ndarë prej neve, pa mërgatën jo vetëm që sdo të kishim fituar zgjedhjet por edhe familjet tona sdo të kishin dalë në kohët e vështira. Pa mërgatën as luftës sdo të kishim fituar”, ka deklaruar Kurti.

Në fjalim e tutje, Kurti u foli pjesëmarrësve në tubim edhe për zgjedhjet në vitin 2025, duke iu thënë se duhet të jenë të gatshëm dhe të përshtatshëm për zgjedhjet e reja.

Ai duke ironizuar tha se opozita nuk mund t’i shtyjë ato vazhdimisht.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika