2 raste të reja me COVID-19

19 persona janë aktivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 2 raste pozitive dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 59 testime në total, kanë rezultuar 2 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 3 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Raste aktive mbeten 19 persona, ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 23 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar, gjithsej, 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 854 qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 317 dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 840.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika