2 raste të reja me COVID-19

12 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të reja dhe janë vaksinuar 15 persona

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 70 testime në total, kanë rezultuar 2 raste të reja me COVID-19  përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 2 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 12 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 15 persona.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 449 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 883 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 338 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 854 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika