20 komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitetet nga MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me 20 komuna përfituese, në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete

Rreth një milion euro do të përfitojnë 20 komuna të Kosovës, për projektet infrastrukturore për komunitete.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të enjten e ka nënshkruar vendimin i cili përkrah këto komuna, në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

“Sot kam nënshkruar marrëveshjet me 20 komunat përfituese, në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. MAPL do të mbështesë 28 projekte në 20 komuna në vlerë prej 1 milion euro”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i ka përmendur komunat të cilat sipas tij do të jenë përfituese.

“Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti”, thuhet në njoftimin e tij.

Në njoftimin e tij, thuhet se MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika