Afër 2 mijë bagëti të ngordhura nga nxehtësia në Kansas

Kansas është shteti i tretë më i madh i gjedhëve në SHBA pas Teksasit dhe Nebraskës, me më shumë se 2.4 milionë bagëti në ferma. Mirëpo, kjo e fundit po shënon rënie shkaku i kushteve klimatike

Bagëtitë në Kansas

Të paktën 2 mijë bagëti  kanë ngordhur në Kansas ditët e fundit, nga rritja e temperaturave dhe lagështia e lartë, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Kansas, raporton “NBC NEWS“.

Kansas është shteti i tretë më i madh i gjedhëve në SHBA pas Teksasit dhe Nebraskës, me më shumë se 2.4 milionë bagëti në ferma.

Vdekjet i shkaktuan dëm industrisë së bagëtisë në SHBA pasi prodhuesit kanë reduktuar tufat për shkak të thatësirës, duke u përballur kështu edhe me kostot e larta të ushqimit që janë rritur pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë të misrit në botë.

Matthew Lara, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Kansas, ka thënë se vdekjet e bagëtive u llogaritën në bazë të numrit të kufomave që agjencia u thirr për të asgjësuar, raportoi Reuters.

“Gjedhët filluan të vuajnë nga stresi i nxehtësisë pasi temperaturat dhe lagështia u rritën gjatë fundjavës në Kansasin perëndimor dhe erërat ftohëse u zhdukën”, ka thënë Scarlett Hagins, zëdhënëse e Shoqatës së Blegtorisë së Kansasit.

Ndërkohë, tetë qarqe veriperëndimore të Kansasit u vendosën nën paralajmërimet ekstreme të thatësirës në fillim të këtij muaji.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika