“2022-2024, Ministria e Kulturës planifikoi 27 milionë euro investime, shpenzoi 10.9”

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk ka arritur të menaxhojë si duhet realizimin e projekteve kapitale në fushën e trashëgimisë kulturore. Ky është konstatimi që ka dhënë Zyra Kombëtari e Auditimit, në raportin që ka mbuluar vitet 2022, 2023 e 2024. Një ndër shumë problemet që ZKA ka evidentuar është edhe niveli i ulët i shpenzimit të buxhetit për tri vite, me ç’rast konstatohet se nga mbi 27 milionë euro buxhet të planifikuar për 3 vite, Ministria e Kulturës ka shpenzuar vetëm 10 milionë e 891 mijë euro

Për periudhën 2022-2024, për projektet e trashëgimisë kulturore Ministria e Kulturës kishte planifikuar mbi 27 milionë euro buxhet, por kishte arritur t’i realizojë vetëm 10.9 milionë euro.

Sipas auditimit të Zyrës Kombëtare në vitin 2022 Ministria e Kulturës planifikoi mbi 5 milionë e 400 mijë euro, por shpenzoi pak mbi 2.3 milionë euro.

Për vitin 2023 u planifikuan mbi 10 milionë euro e u shpenzuan vetëm pak mbi 2.5 milionë euro.

Në vitin 2024 nga gati 11.6 milionë euro të planifikuara u shpenzuan pak mbi 6 milionë euro.

Problem tjetër që ZKA ka evidentuar në ministrinë e udhëhequr nga Hajrulla Çeku është se në 10 projekte të testuara të restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, janë angazhuar zyrtar të ministrisë për hartimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, pa poseduar licencë profesionale të lëshuar nga Ministria, siç kërkohet me ligj.

Shkaku: Kjo gjendje ka ardhur si rezultat i mungesës së stafit të brendshëm të licencuar dhe mos ndërmarrja e veprimeve nga MKRS për licencimin e stafit.

Ndikimi: Angazhimi i stafit pa licencë për mbikëqyrje të punëve në trashëgimi kulturore rrit rrezikun që mbikëqyrja të mos kryhet në përputhje me kriteret e kërkuara, duke ndikuar në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve të konservimit dhe restaurimit.” – Zyra Kombëtare e Auditimit

ZKA po ashtu ka vërejtur se në 10 kontrata të testuara, që menaxherët e projekteve nuk kanë mbajtur dhe arkivuar të dhënat e menaxhimit të kontratës përmes sistemit elektronik të prokurimit publik (E-prokurim). Kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka funksionuar kontrolli i brendshëm dhe ka pasur mungesë të njohurive ligjore nga menaxherët e kontratave.

Përpos mangësive në hartimin e projekteve ekzekutive më saktësisht përgatitjen e paramasës, sipas ZKA-së ka mangësi edhe në mbajtjen e ditarëve të punës dhe librave ndërtimor, e po ashtu edhe vonesa në realizimin e kontratave.

Gjendja: Në dy projekte kemi vërejtur vonesa në realizimin e punimeve: 1. Projekti “Konzervimi dhe restaurimi i ndërtesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës – me vlerë 2,946,757€, kontrata ishte nënshkruar me datën 09.08.2024, ku afati i përfundimit të punimeve ishte paraparë me datën 09.09.2025. Megjithatë, deri në muajin korrik 2025 ishte realizuar afër 40% e punimeve. 2. Projekti “Intervenime emergjente në Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren” në vlerë 547,557€, ishte nënshkruar me datë 17.10.2022, ku përfundimi i punimeve ishte 25 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Për më shumë kontrata edhe në muajin korrik 2025 ende ishte aktive dhe punimet nuk kishin përfunduar.” – Zyra Kombëtare e Auditimit

Auditimi ‘’Menaxhimi i projekteve kapitale në fushën e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shpjegon se vonesat kanë ndodhur për shkak të pengesave gjatë planifikimit dhe realizimit të punimeve, dhe pengesave të tjera.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika