21 nëntori, Kurti e Vuçiq ftohen për takim për targat në Bruksel

Dy ditë përpara se të hyjë në fuqi gjobitja për targat ilegale për serbët, partitë opozitare por edhe njohësit e sigurisë po shprehen optimistë se do të arrihet një marrëveshje, në të kundërt presin tensione. Nga BE thonë se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në takim të nivelit të lartë në Bruksel, përderisa EULEX e konsideron të brishtë gjendjen në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga 21 nëntori, që në parim do duhej të ishte datë normale por rrethanat ia kanë dhënë një tjetër rëndësi.

Të hënën parashihet të hyjë në fuqi vendimi për gjobitje ndaj qytetarëve serbë që bartin targa ilegale në makinat me të cilat lëvizin në Kosovë.

Për këtë shkak nuk po përjashtohen tensionet andaj edhe veprimet e ndërkombëtarëve janë me nguti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar nga BE-ja në një takim të nivelit të lartë që të diskutojnë për një zgjidhje eventuale për këtë çështje.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, ka theksuar Stano.

Se situata në veri, është e tensionuar e thonë edhe nga EULEX-i. Misioni evropian ka thënë për RTV Dukagjini se kanë shtuar kapacitetet në pikat kufitare dhe patrullime mobile në komunat veriore.

“Në veri të Kosovës ka një vakum sigurie pas dorëheqjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. EULEX-i mund ta plotësojë vetëm pjesërisht këtë vakum, por EULEX-i nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës. Ne po përballemi me krizën më të rrezikshme që nga viti 2013. Është e qartë për të gjithë ne që punojmë çdo ditë në veri të Kosovës se situata aty është shumë e brishtë.”

Ani pse është optimist se para datës 21 do të ketë një dakordim mes palëve, gjenerali Kadri Kastrati thotë se mos gjetja e zgjidhjes do të sjellë trazira në pjesën veriore.

“Ata (serbët) gjithmonë kanë marrë masa të paparashikueshme dhe ekstreme, nëse nuk shtyhet afati apo nuk merret ndonjë vendim, unë pres trazira, pres që Lista Serbe të shtyjnë popullin që të dal në rrugë dhe të mundohen që ta bllokojnë atë pjesë, të sulmohen institucionet, doganat, institucionet e sigurisë”, ka potencuar Kastrati.

Situatën po e cilëson si të rëndë edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

“Në veriun e Kosovës nuk dominon më dhe nuk funksionon më asgjë në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës që nga momenti kur atje shifen dhe kem pasë edhe deklarata të zyrtarëve të lartë se patrullojnë njësitë policore ti quaj kushtimisht të EULEXIT, pra atje kemi gjendje të sigurisë sic ka qenë para pavarësisë me rezolutën 1244″, ka deklaruar Berisha.

Pro pezullimit të vendimit për targa vazhdon të jetë kreu i AAK-së që beson se është e vetmja zgjidhje për situatën.

“Kërkesën e amerikanëve për pezullim të vendimit për targa, ndryshe situate po dobësohet edhe më shumë në veri, mrenda Kosovës edhe vetvetiu nuk ka mbetë gjë tjetër vec të përcjellim turizmin e udhëheqjes shtetërore, sot e shohim asnjë nga udhëheqësit shtetërorë nuk është në Kosovë, kur të gjithë janë të shqetësuar për dinamikën e procese ve të brendshme”, është shprehur Haradinaj.

Të vetmit që po e shohin situatën më të relaksuar janë deputetët e partisë në pushtet.

“Unë mendoj që nuk do të ketë probleme  dhe besoj shumë që do të vie deri të një zgjidhje që targat dhe automjetet që nuk janë të regjistruara, të jenë nën juridiksiionin tonë pra nën tabelat e RKS-së”, ka thënë Bajqinovci.

Qeveria e Kosovës javë më parë vendosi që ta shkallëzoj vendimin për targa, duke nisur me qortime dhe si fazë e dytë janë gjobitjet me të holla, që sipas këtij vendimi, duhet të nis të zbatohet nga kjo e hënë.

Shija e redaktorit

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

Më të lexuarat

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami...

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami...

Kush është lojtari më i mirë në botëror deri më...

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më...

E jashtëzakonshme, Kameruni e barazon rezultatin ndaj Serbisë për 2...

Kameruni ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Serbisë. Gjithçka, filloi nga supergoli i Vincent Aboubakar, i është shënuar në minutën e 64-të. Aboubakar ka shënuar...

Të fundit nga rubrika