22-vjeçari në Ferizaj kapet me drogë, gjatë bastisjes gjenden edhe armë pa leje
Një 22-vjeçar nga Ferizaj është ndaluar nga policia pasi iu gjetën substanca të dyshuara narkotike gjatë kontrollit, ndërsa hetimet çuan edhe në zbulimin e armëve pa leje në një lokacion tjetër. Rasti ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 20:00, kur Njësia e Hetimeve në bashkëpunim me njësinë reaguse të Stacionit Policor në Ferizaj, ka […]
Një 22-vjeçar nga Ferizaj është ndaluar nga policia pasi iu gjetën substanca të dyshuara narkotike gjatë kontrollit, ndërsa hetimet çuan edhe në zbulimin e armëve pa leje në një lokacion tjetër.
Rasti ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 20:00, kur Njësia e Hetimeve në bashkëpunim me njësinë reaguse të Stacionit Policor në Ferizaj, ka ndaluar të dyshuarin me iniciale P. R. (22 vjeç), ndaj të cilit është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Sipas Policisë së Kosovës, hetimet paraprake kishin siguruar edhe një fotografi që ngrinte dyshime se i riu posedonte armë zjarri.
Në këtë kuadër, është lëshuar urdhër për kontroll në një shtëpi në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar: Një pushkë e gjatë përsëritëse dhe 26 fishekë, Një pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë.
Pas verifikimeve, është konstatuar se armët i përkisnin I. R., 47 vjeç, por leja për mbajtjen e tyre kishte skaduar.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal ndaj tij për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dy të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.















