“Sa herë kaloj afër kazermës më pëlqen, kam qejf me qenë me uniformë aty brenda”.

Kështu e nis rrëfimin Lauritë Musliu nga Gjilani, aplikantja e konkursit të fundit të FSK-së që synim ka uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

Atë përpara e presin teste e sfida jo të lehta për t’u bërë ushtarake, megjithatë dëshira e kurajo e saj nuk mungojnë.

“Andërr e kam pas gjithmonë në një formë të drejtpërdrejt me i shërby edhe me punu në të mirë të shtetit. E kam mendu që ushtria është forma ma e mirë, edhe dëshira e madhe me vesh uniformën m’ka ba me e nis këtë rrugë të cilës shpresoj kom me i dalë në krye me sukses”, ka thënë Lauritë Musliu.

Qasjet seksiste sikur ajo se ushtria është për burra, nuk i kanë bërë aspak përshtypje 22-vjecares, që thotë se ka gjetur mbështetje.

“Në fillim nuk ka pas paragjykime por ka pas pyetje pasi Kosova e sheh ushtrinë më shumë punë për meshkuj, megjithatë e kam pas përkrahjen e familjes edhe shoqnisë qe më kanë dhënë kurajo me e ndjek këtë rrugë”, shtoi ai.

Falë koeficientit publik të Ligjit për Paga, Laurita ka njohuri për pagën që e pret në të ardhmen.

Ajo mendon se ushtarët meritojnë më shumë, por është optimiste se gjendja do të përmirësohet.

“Ligji për paga kam mendu që ka me i trajtu ma mirë ushtarët për punën edhe sakrificën që e bëjnë, bazuar edhe në shtetet e tjera se si vlerësohen ushtarët. Mendoj që ushtarët meritojnë më shumeë, megjithatë pagës që është bo publike unë prapë kom me luftu me qenë pjesë e ushtrisq se kjo punq nuk është vetëm pagë nganjeëhereë ka teë bëjë me atdhedashurinë, megjithatë shpresoj që kushtet për ushtarët kanë me u përmirësu”.

Konkursi i fundit i FSK-së është mbyllur para 10 ditësh, përmes të cilit pritet që radhëve të FSK-së t’i shtohen 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervistë.