22 vjetori i librarisë ‘Dukagjini’ me shumë befasi për lexuesit

Për 22 vite libraria Dukagjini ka qenë në shërbim të lexuesve dhe dashamirësve të librit. Kjo shtëpi gjithnjë është përkujdesur që lexuesin ta mbaj të furnizuar me librat më të ri dhe me kryeveprat e kohës

Libraria Dukagjini

Nuk është një ditë e zakonshme për librarinë Dukagjini.

4 Maji shënon ditëlindjen e librarisë Dukagjini që këtë vit mbushi 22 vjet. Për nder të kësaj dite, libraria është përkujdesur që këtë festë ta ndaj edhe me dashamirësit e librit nëpërmjet surprizave të ndryshme.

Krahas dhuratave të shumta për lexuesin, këtë herë në qendër të vëmendjes ishte një ndër autorët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, Fatos Kongoli i cili ishte i ftuari special i librarisë në këtë ditë të shënuar. Eventi mblodhi shumë adhurues të veprave të tij.

Shkrimtari Fatos Kongoli

Ai tha se ndihet i lumtur dhe krenar me arritjet e tij duke treguar edhe fillimet e karrierës së tij, si shkrimtar.

Ky takim i cili u mbajt në ambientet e librarisë Dukagjini, kishte për qëllim që të mundësonte lexuesit takimin me shkrimtarin e njohur, dhe përmes bisedës të dinin më shumë për jetën dhe veprën e tij.

Ndër të tjera ai tha se idea është ajo se çfarë nevojitet në jetën e një shkrimtari dhe vetëm kështu mund të arrihet suksesi.

Gjatë diskutimit me shkrimtarin Kongoli

Nikoqire e mbrëmjes ishte Ilirjana Hasi, koordinatore, ku për të libraria Dukagjini është shtëpi e dytë tashmë prej shumë vitesh.

Ajo tregon se libraria Dukagjini çdo vit e më shumë po ecën përpara duke iu afruar edhe më shumë dashamirësve të librit dhe shoqërisë sonë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.

Sebahate Çavdarbasha, librarisë Dukagjini nuk i është shkëputur që nga dita e parë. Për këtë përvjetor ajo ka një porosi dedikuar shoqërisë.

Ajo tha se ndihet e plotësuar kur sheh që qëllimi i librarisë po arrihet e i cili është të arrij të bëjë lexuesit për vete.

Takimet për nga afër me autorin, bashkëbisedimet, e fotografitë nuk munguan. Kështu edhe u përmbyll ditëlindja e 22-të e librarisë Dukagjini, për të vazhduar me punën, për të mos u ndalur për asnjë moment.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika