Të paktën 23 persona janë lënduar pas një tërmeti që goditi Turqinë lindore më herët gjatë ditës, tha të enjten ministri i Shëndetësisë i vendit Fahrettin Koca.

“23 nga qytetarët tanë, duke përfshirë 22 persona në Malatya dhe 1 person në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies apo kërcimit nga një lartësi”, tha Koca në X, më parë i njohur si Twitter.

Më herët, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tha se një tërmet me magnitudë 5.5 ballë me epiqendër 11 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatya ka goditur Turqinë.