23 vjet nga dëbimi i shqiptarëve nga Kosova

Të shtunën e 16 prillit janë bërë 23 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova, shqiptarë këta të cilët përgjatë luftës së vitit 1998-1999, u detyruan nga forcat paramilitare dhe polico-ushtarake serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç eksodit për në Shqipëri e Maqedoni, mijëra shqiptarë të tjerë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa shumë të tjerë ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u strehuar në malet e Kosovës.

Në mesin e të shpërngulurve kishte, fëmijë, gra, burra e qindra të moshuar.

18-vjet nga eksodi biblik i shqiptarëve - Opinion / Editorial

Ky eksod apo dëbim i shqiptarëve me dhunë nga vendi i tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të Aleancës Veri Atlantike (NATO), kundër pikave ushtarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi (ish-Jugosllavisë).

Më 27 mars të vitit 1999, në pikëkalimin doganor të Vërmicës/Morinës, kishin kaluar në Kukës 187 refugjatët e parë nga Kosova, të cilët ishin në gjendje të rëndë fizike dhe psikike.

Nga aty, u morën masa të menjëhershme për transportimin e tyre nga Drejtuesit e Prefekturës së Kukësit, të cilët ishin banorë të fshatrave të Prizrenit, Krushës së Madhe dhe Zymit.

Deri më 28 mars, në Kukës arritën 13 mijë refugjatë nga Kosova.

22-vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës

Në fillim, refugjatët ishin strehuar në Pallatin e Kulturës, Hasan Prishtina, por me tu rrit numri i tyre, kukësianët hapën dyert për strehimin e të dëbuarve nëpër mjedise shkollore, çerdhe, kopshte dhe depo.

Refugjatët e tjerë u strehuan në familje të qytetit të Kukësit, të cilat dalloheshin si familje mikëpritëse. Çdo e dyta familje kishte rreth 14 kosovarë në shtëpitë e tyre.

Pas një jave, në Kukës arritën edhe 70 mijë refugjatë nga Kosova.

Prej tyre, 40 mijë u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10 mijë në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6 mijë në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12 mijë në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj.

Çdo ditë e më shumë numri i të dëbuarve nga Kosova rritej, si rrjedhojë një numër i madh i tyre strehoheshin në kampe.

19 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova (FOTO)

16 prilli është data kur në Kukës shënohet “Dita e Eksodit”, si shenjë falënderimi dhe respekti për familjet që hapën dyert për refugjatët nga Kosova në atë periudhë të luftës.

Për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb, në Qendrën Përkujtimore “Bllaca 99” në Han të Elezit qëndron monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

Në Bllacë sot filloi ngritja e “Murit të Kujtesës” – PORTALB

Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës.

Përveç saj, një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku.

Kjo kullë u ndërtua në vendin ku ishin vendosur çadrat që strehonin popullatën kosovare, si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar.

Kulla është 23.5 metra e gjatë dhe është e mbushur me fotografi të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe.

Top 5 Things to See and Do in Kukës, Albania - David's Been Here

Obelisku është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës, sidomos më 16 prill.

Gjithashtu, në kuadër të 23 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, do të mbahet koncert festiv “EKSOD 99” në ora 11:30, organizuar nga Bashkia e Kukësit përpara sheshit “Skënderbej” në Kukës.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika