23 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

Të shtunën e 11 qershorit mbushen 23 vjet nga tërheqja e forcave kriminale, ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb

11 qershori i vitit 1999, shënon Ditën e hyrjes në Prishtinë të trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit dhe forcave, të cilat kishin vepruar ilegalisht në kryeqytet edhe gjatë luftës.

22 vjet më parë forcat e UÇK-së kishin hyrë në periferi të qytetit, ndërsa forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar tërheqjen, sipas Marrëveshjes së Kumanovës të arritur më 9 qershor të vitit 1999.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga ish-komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Miachel Jackson dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, Nebojsha Pavkoviq.

Më 12 qershor nga bazat e tyre në Maqedoni, kishin filluar depërtimin në Kosovë forcat tokësore të NATO-s të quajtura forcat paqeruajtëse të KFOR-it, pastaj edhe administrata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sulmet e NATO-s, të cilat  vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi ish-komandanti suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Për nder të kësaj dite sot në kryeqytet do të ketë disa aktivitete. Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë seancë solemne me rastin e 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kryeqytetit dhe pritet ta shpallë qytetar nderi gazetarin britanik, Vaughan Smith.

Po ashtu do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës pritet të mbahen aktivitete për “shtëpitë shkolla”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika