24 vjet dhimbje e pritje për 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë luftës

Në Kosovë nesër shënohet Dita Kombëtare për persona të zhdukur gjatë luftës, derisa edhe më tutje varret e mbi 1 mijë e 600 personave vazhdojnë të jenë bosh. Familjarët thonë se janë të zhgënjyer por ende shpresojnë se një ditë eshtrat e tyre do të gjenden. Në Komisionin qeveritar për persona të zhdukur thonë se kjo çështje është duke u trajtuar si urgjente e me prioritet në kuadër të dialogut me Serbinë

Ilustrim

Ka vite që shënohet Dita Kombëtare për Personat e Zhdukur por edhe këtë vit njëjtë si në të kaluarën, varret e mbi 1 mijë e 600 do vazhdojnë të jenë bosh.

Pos kësaj dite që shënohet të enjten në Kosovë, gjithashtu është edhe përvjetori i masakrës së Mejës në Gjakovë, ku u vranë mbi 300 persona.

Familjarët e personave të zhdukur, thonë se janë të zhgënjyer që edhe pas më shumë se dy dekadash, vendndodhja e eshtrave të më shumë se 1 mijë personave vazhdon të mos dihet.

“Institucionet e Kosovës, asnjëherë nuk i kanë dhënë prioritet çështjes së personave të zhdukur dhe skemave të luftës, por sado pak është tash edhe gjërat i stagnon politika, sepse çështja e personave të zhdukur është dashur të zgjidhet si çështje humanitare edhe nga pala kosovare edhe nga pala serbe, pala serbe gjithmonë e bënë çështjen politike e personave të zhdukur sepse Serbia taman e din ku i ka varrezat masiv edhe ku janë të zhdukurit e Kosovës”, është shprehur Ahmet Graiqevci.

Për shkak se as këtë vit nuk ka ndonjë identifikim të ri të eshtrave, që do mund të varroseshin apo të rivarroseshin, nuk është organizuar asnjë tubim të veçantë.

“Ne e kemi marr si skemi një rivarrim, dhe nuk e pam të arsyeshme që të ka diçka, aty me teper se përvec homazheve… Kjo është e rëndë për familjarët sepse po të kishte ndonjë rivarrim në Meje, ishte mbajt të gjitha ceremonitë së përpara qysh i kemi mbajt”, ka thënë tutje ai.

Më shumë shpresa se familjarët se do të ndriçohet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës, kanë në komisionin qeveritar.

Pa shpalosur detaje, nëse kjo temë do të diskutohet në takimin e ardhshëm ndërmjet Kurtit e Vuçiti,  Kushtrim Gara, thotë se kjo çështje është prioritet i ekzekutivit në bisedimet me Serbinë.

“Është shumë e rëndësishme që çështja e personave të zhdukur, nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, vazhdon të jetë çështje me prioritet të veçantë, dhe çështje e natyrës urgjente që domethënë, është çështje e adresuar pothuajse në të gjitha takimet, edhe në kuadër të dialogut dhe në të gjitha takimet e nivelit më të lartë institucional për shkak pikërisht”, ka thënë Gara nga Komisioni qeveritar për personat e zhdukur.

Gara ka treguar se shumë shpejt, do të fillojnë gërmimet në vendet ku dyshohet të ketë mbetje mortore, por që sipas tij edhe më tutje vazhdon të mbesin sfidë, gërmimet në Serbi.

“Së shpejti tash me përmirësimin e kushteve të motit, ne do kemi një sërë lokacionesh tani më të shënuara, dy prej të cilave tani më kemi siguruar edhe urdhëresë, nga Gjykatat kompetente, me sfiduese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, për shkak të qasjes politizuese të vazhdueshme, të palës serbe karshi këtij problemi”, ka thënë tutje ai.

Pas më shumë se dy dekada, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë pajtuar të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika