24 vjet nga dënimi i pesë kroatëve boshnjakë, vranë mbi 100 myslimanë në Bosnjë
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënoi pesë kroatë boshnjakë deri në 25 vjet burg për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993. Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e […]
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënoi pesë kroatë boshnjakë deri në 25 vjet burg për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.
Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e themeluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Shkak i themelimit të Tribunalit ishte lufta që Serbia, me potencialin ushtarak të ish-Jugosllavisë, bëri agresion kundër ish-Republikës së Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e më vonë edhe kundër Kosovës.
Prej atëherë e deri më 29 nëntor 2017, kur u mbajt seanca e fundit e procesit gjyqësor të Tribunalit kundër gjashtë gjeneralëve kroatë të Bosnjës, në Tribunal ishin ngritur 161 aktakuza, ndërsa dënimet u janë shqiptuar 84 vetave.















