24 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Këtë të diel janë bërë 24 vjet nga "Epoeja e Çabratit" në Gjakovë. Në këtë betejë kanë rënë dëshmorë shtatë ushtarë dhe 41 civilë

Të dielën e 7 majit në Gjakovë do të kujtohet 24 vjetori i ”Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës janë flijuar dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Gjatë datave 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, janë ditët ku do të kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Kjo betejë ka qenë e rëndësishme sepse misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë dëshmorë shtatë ushtarë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje./ KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika