24 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës

Është shënuar 24-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, figurat politike të vendit do të bëjnë homazhe gjatë ditës

Kompleksi Memorial "27 Prilli" - Mejë, Gjakovë

Të enjten e 27 prillit është shënuar 24-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës.

Në këtë masakër u vranë 376 persona.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë, kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi, transmeton KP.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në orën 13:00 në kompleksin memorial në Mejë do të mbahen homazhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Homazhet do të nisin nga ora 10:00 te Memoriali për të Pagjeturit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika