24 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Fehmi Agani u vra nga forcat serbe në vitin 1999. Me fillim nga ora 11:30, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë do të bëj homazhe tek varri i të ndjerit

Fehmi Agani
Fehmi Agani

Të shtunën e gjashtë majit shënohen 24 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe njëherit, deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.

Agani ishte njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e subjektit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai u vra nga forcat serbe në vitin 1999.

Gjersa kishte tentuar që me familjen e tij të linin Kosovën me tren, treni ishte kthyer në kufirin me Maqedoninë. Kur treni kishte arritur në Fushë Kosovë, policia ka ndaluar trenin dhe ka urdhëruar të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp, kanë bërë të ditur se Agani është marrë ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij është gjetur të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit,  raporton KP.

Për nder të Aganit, vite më parë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Ndërkaq, me fillim nga ora 11:30, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë do të bëj homazhe tek varri i të ndjerit.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika