“24-vjetori i çlirimit” – Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Krerët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te ai i veprimtarit Adem Demaçi

Për nder të 12 qershorit, Ditës së Çlirimit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti  dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Dema Demaçi.

Po ashtu, sipas agjendës, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Po ashtu, në orën 11:00 do të bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

Sot janë bërë 24 vjet nga një prej datave më të rëndësishme në historinë e Kosovës. 24 vjet më parë, Kosova ishte çliruar nga okupimi i Serbisë pas 78-ditësh të bombardimeve të NATO-s.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika