25 të vrarë nga një sulm me bombë në një kishë në Damask të Sirisë
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës me bombë në kishën Mar Elias në Damask të dielën, ka raportuar agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Ky është sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin sirian që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, pas […]
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës me bombë në kishën Mar Elias në Damask të dielën, ka raportuar agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.
Ky është sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin sirian që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, pas një kryengritjeje të udhëhequr nga grupet islamiste.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte një ekstremist i lidhur me grupin terrorist Shteti Islamik (ISIS).
Ai ka hyrë në kishë i armatosur dhe me fytyrë të mbuluar, ka hapur zjarr ndaj besimtarëve, e më pas ka aktivizuar një jelek me eksploziv që mbante në trup.
Dëshmitarët tregojnë se besimtarët tentuan ta ndalonin dhe ta largonin nga ambientet e kishës, por në atë moment ai shpërtheu eksplozivin, duke shkaktuar viktima të shumta në mesin e të pranishmëve.
Deri tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.















