25 vjet burgim për burrin që e vrau bashkëshorten e tij me sëpatë

Gjykata Themelore në Prishtinë respektivisht Departamenti për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vite burgim burrin i cili e kishte vrarë gruan e tij në mënyrë çnjerëzore me sëpatë

Me 25 vjet burgim është dënuar i burri i cili e kishte vrarë gruan e tij në mënyrë çnjerëzore me sëpatë.

Kështu bëri të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit, burri e kishte pranuar fajësinë.

“Me datë 30.05.2023, Gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin, i akuzuari I.G ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31.05.2023, Gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër akuzuarit I.G., i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Gjykata ka dhënë detaje për ditën kur është kryer vrasja. Gruaja ishte vrarë derisa kishte qenë duke fjetur. Burri i saj e kishte goditur disa herë në pjesën e majtë të kokës duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Arsyet e vrasjes nuk janë bërë të ditura.

“I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika