25 vjet nga masakra në lagjen e “Boshnjakëve” dhe nga beteja e Zhegocit

Më 15 prill 1999, forcat serbe morën jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ndërsa në Zhegoc u përballën me një sulm të paparë nga arsenal i tyre i madh, ku 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Po ashtu, në fshatin Sllovi, 49 civilë të pafajshëm shqiptarë u vranë nga dora e armikut serb

Sot bëhen 25 vjet qëkur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicë.

Forcat serbe më 15 prill 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre, duke vrarë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në Muze.

Po ashtu, më 15 prill 1999, forcat serbe ia mësynë edhe Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë.

Ishte ora 05:30 kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet.

Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Po të njëjtën ditë, në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë. /KSP

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika