25 vjet nga Masakra në tregun e Mitrovicës, familjarët të freskët dhimbjen
Nga afër po e shohin memorialin e në mesin e viktimave gjendet edhe emri i nënës së tyre. Më 13 mars të 1999-s, Rasmije Sadikut iu vra nëna në atë që dikur ishte tregu i Mitrovicës. “Nanën këtu në Tavnik u kanë, u dal më ble harq në treg, e ka ble harqin u dal […]
Nga afër po e shohin memorialin e në mesin e viktimave gjendet edhe emri i nënës së tyre.
Më 13 mars të 1999-s, Rasmije Sadikut iu vra nëna në atë që dikur ishte tregu i Mitrovicës.
“Nanën këtu në Tavnik u kanë, u dal më ble harq në treg, e ka ble harqin u dal në rrugë dhe u kthy i ka thanë motrës hajde kthehemi se si kom ble të gjitha dhe si janë kthy këtu në treg, ka kërsit edhe është vra e motra është plagos”, ka thënë Sadiku.
25 vite më parë nga hedhje granatash nga forcat serbe u vranë shtatë civilë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 5 vjeç, Elizabeta Hasani.
Të plagosur mbetëm edhe 128 persona tjerë.
Në mesin e shtatë viktimave, ishte edhe vëllai i Sabedin Stranes dhe mbesa e tij.
“Kjo ditë u kanë e tmerrshme, unë i kom pas gjashtë anëtar të familjes, vëllaun e kom gjetë vjet mas 23 viteve, ju kisha lut Kryeministrit që kush e ka familjen e zhdukur me ja’u gjetë se cdo vit po hapen plagët”, ka thënë ai.
Homazhe te pllaka përkujtimore ka bërë edhe kryeministri, Albin Kurti.
“Teksa nderojmë kujtimin e tyre, theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Kurti.















