25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës
Më 6 shtator të vitit 1999, misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, hapi shkollën e policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sot u bënë 25 vite që nga themelimi i Policisë së Kosovës, e cila bën të pamundurën për të mbajtur […]
Më 6 shtator të vitit 1999, misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, hapi shkollën e policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sot u bënë 25 vite që nga themelimi i Policisë së Kosovës, e cila bën të pamundurën për të mbajtur rendin dhe sigurinë në vend, raporton Klankosova.tv.
Në nder të ditës së themelimit të PK-së, këtë të premte organizohet ceremonia qendrore, e cila do të mbahet në hotel “Emerald” duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë ceremoni solemne pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Në kuadër të drejtorive rajonale do të organizohet edhe porta e hapur për qytetarë, ku qytetarët kanë mundësi të vizitojnë rajonet/stacionet policore.
Numri i policëve në Kosovë, sa shkon e po rritet, me numër të shtuar të të rinjve të interesuar për t’i shërbyer vendit të tyre.















