25-vjetori i çlirimit të Kosovës, FSK-ja dhe Policia e Kosovës parakalojnë në shesh

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Aty do të marrë pjesë edhe presidentja Osmani.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se këtë herë do të ketë numër jashtëzakonisht të madh të pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në sheshin e Prishtinës.

“Do të parakalojnë në sheshin e Prishtinës njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë edhe me ato të Policisë së Kosovës. Për herë të parë do të kemi një numër jashtëzakonisht të madh të pjesëtarëve që do të jenë pjesë e kuadrateve të FSK-së që do të marshojnë në sheshin e Prishtinës dhe kjo bëhet për arsye se jemi duke festuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit, vendosjes së paqes në Kosovë. Në këtë aspekt, përveç prezantimit të pjesëtarëve, kuadrateve, do të kenë gjithashtu këto kuadrate dhe këta pjesëtarë edhe sisteme të armatimit kryesisht individuale që mund të mos jenë parë nga publiku deri tash”, ka deklaruar Maqedonci.

Parakalimi pritet të fillojë në orën 12:00, ku edhe do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.

“Nisja bëhet me fillim në ora 12:00 nga objekti i Qeverisë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika