Liderët opozitarë përkujtojnë veprimtarinë e Ukshin Hotit

Liderët opozitarë nga PDK dhe AAK kanë përkujtuar Ukshin Hotin me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar veprimtarinë e shquar të Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes së tij.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se profesori Hoti ka qenë intelektual i pazëvendësueshëm që me zë, shkrime e vepra, artikuloi idenë dhe punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, Hoti me guximin e tij politik ka frymëzuar shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.

“Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim, që ka zhdukur në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar veprimtarinë e shquar të Ukshin Hoti.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ukshin Hoti ka formësuar mendimin politik shqiptar, ka promovuar etikën në politikë, dhe mbetet shembull për elitat politike të shqiptarëve.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

“Në nderim të veprës së tij jetësore, sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka shkruar Haradinaj.

Liderët institucionalë përkujtojnë 23-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika