Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur sikurse Nëna Terezë lindi në Shkup të Maqedonisë, më 26 gusht të vitit 1910.

E lindur në një familje shqiptare, në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare la shtëpinë e prindërve në Shkup dhe u largua për t’iu bashkuar Motrave të Loretos, një komunitet irlandez murgeshash me misione në Indi.

Në maj të vitit 1931, ajo bëri betimet e para si murgeshë, pas disa muajsh trajnime në kryeqytetin irlandez, Dublin. Për 17 vjet, ajo dha mësim në shkollën e mesme të Shën Mërisë në Kalkuta dhe kjo zgjati deri në hapjen e shkollave për fëmijët e lagjeve të varfëra, shkollë në të cilën iu bashkëngjitën ndihmës e njëherësh, edhe mbështetja financiare.

Më 7 tetor të vitit 1950, Nënë Tereza mori lejen nga Selia e Shenjtë për të filluar urdhrin e saj, “Misionarët e Dashurisë”, detyra kryesore e të cilit ishte të donte dhe kujdesej për ata persona në nevojë. Kjo shoqëri u bë një Familje Fetare Ndërkombëtare me një dekret të Papa Palit VI, 15 vjet më mirë.

Në vitin 1971, Nënë Tereza udhëtoi drejt qytetit të Nju Jorkut për të hapur shtëpinë e saj të parë të bamirësisë me bazë në Amerikë.

Në verën e vitit 1982, ajo shkoi fshehurazi në Liban për të ndihmuar fëmijët e të dy besimeve, krishterë dhe myslimanë. Në vitin 1985, Nënë Tereza u kthye në Nju Jork dhe foli në 40-vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përgjatë kësaj kohe, ajo hapi “Gift of Love”, një shtëpi për t’u kujdesur për të infektuarit me HIV/AIDS.

Ajo vdiq në shtator të vitit 1997.

Puna e Nënë Terezës është njohur dhe vlerësuar në të gjithë botën, punë kjo e shpërblyer me një sërë çmimesh dhe vlerësimesh, duke përfshirë Çmimin e Paqes Papa Gjon XXIII (1971) dhe Çmimin Nehru për promovimin e saj të paqes dhe mirëkuptimit ndërkombëtar (1972).

Këto nuk janë të vetmet çmime me të cilat Bojaxhiu ëstë shpërblyer. Ajo gjithashtu mori çmimin Balzan në vitin 1979 dhe çmimet Templeton dhe Magsaysay.