26 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit në Mitrovicë e Vushtrri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një aksion të gjerë policor të zhvilluar në Mitrovicë dhe Vushtrri, në kuadër të angazhimeve për luftimin e kriminalitetit në gjithë territorin e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur Sveçla, aksioni është realizuar në dhjetëra lokacione dhe ka pasur në shënjestër veprimtari të dyshuara që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm, njofton Dukgjini.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar 26 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.

“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis. Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika