26 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile

Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri në Shqipëri, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave të zjarrit është pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale.

Vendet që janë përfshirë në zjarre janë fshati Goriçan, Muçaj, fshati Marikaj, fshati Vorrozen, fshati Vakuf, fshati Mursa e të tjerë.

Fshatrat e përfshira i takojnë bashkisë së Dimalit, Vlorës, Kavajës, Dibrës, Gjirokastrës, Shkodrës e të tjerë.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika