26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Krasniqi: Një histori suksesi e lirisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment historik vendimtar për lirinë dhe demokracinë në vend. Ai theksuar se 26 marsi i vitit 1999 shënoi një kthesë historike për Kosovën, teksa NATO ndërhyri për të ndalur “makinerinë serbe të krimit dhe […]
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment historik vendimtar për lirinë dhe demokracinë në vend.
Ai theksuar se 26 marsi i vitit 1999 shënoi një kthesë historike për Kosovën, teksa NATO ndërhyri për të ndalur “makinerinë serbe të krimit dhe për të larguar përgjithmonë pushtuesin”.
“26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë. Në një moment kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë po luftonin kundër gjenocidit të pushtuesit serb, NATO ndërhyri në Kosovë. Sot, 26 vjet më pas, Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike, duke kujtuar edhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme!”, ka përfunduar ai, thuhet në njoftimin e PDK-së.















