Këtë të diel janë mbushur 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Lëvizja Studentore organizonte protesta për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, të cilët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Vite më parë regjimi kishte vendosur masa të dhunshme në universitet por përpos tyre ai dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër veprimet më të rëndësishme të asaj periudhe kohore.

Të njëjta protesta u kundërshtuan nga policia serbe duke përdorur kështu ndaj studentëve dhe profesorëve. /KP