Edhe sot qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 27-të të protestës.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Përballe thirrjeve të qytetarëve, qeveria vendosi që indeksimi i pensioneve të nisë nga 1 korriku, tre muaj më herët se zakonisht, si dhe kredi pa interes për 300 punonjës të administratës publike.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e djeshme procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas policisë të kryeqytetit, kanë “penguar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve”./A2
