27 të vrarë në dy sulme me armë në Afrikën e Jugut

Të paktën 27 persona janë vrarë në dy sulme me armë zjarri të ndodhura brenda pak orësh në Afrikën e Jugut, duke shënuar një tjetër rast të rëndë të dhunës me armë në vend.

Në sulmin e parë, 17 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën, pasi tetë persona të armatosur hynë në një lokal pranë Johannesburgut të shtunën në mbrëmje.

Në orët e para të së dielës, në një tjetër sulm me armë pranë një lokali argëtimi në një zonë periferike pranë Cape Town, 10 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.

Policia ende nuk ka përcaktuar një motiv përfundimtar për asnjërin prej sulmeve.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë dhe vitet e fundit është përballur me vështirësi në frenimin e dhunës me armë, veçanërisht asaj të lidhur me bandat kriminale.

Sulmi pranë Johannesburgut

Në Johannesburg, autorët hapën zjarr ndaj personave që ndodheshin jashtë lokalit, përpara se të vazhdonin të qëllonin edhe brenda tij. Ata më pas u vunë flakën dy automjeteve dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se në mesin e viktimave janë 13 burra dhe katër gra.

Komisioneri i Policisë së Gautengut, gjenerallejtënant Tommy Mthombeni, tha se në mesin e personave të përfshirë në incident kishte shtetas nga Etiopia dhe Lesoto, por shumica dërrmuese e viktimave dhe personave të prekur ishin shtetas të Afrikës së Jugut.

Sipas tij, policia beson se motivi mund të ketë qenë grabitja, pasi nga viktimat ishin marrë sende personale. Megjithatë, ai tha se nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë i lidhur me përplasjet për territor mes grupeve të përfshira në nxjerrjen e paligjshme të mineraleve.

Nxjerrja e mineraleve pa leje në puse të braktisura ose në zona të mbetjeve minerare është një problem i vazhdueshëm në Afrikën e Jugut dhe ka shkaktuar shumë viktima për shkak të kushteve të pasigurta.

Autoritetet thonë se personat që merren me këtë aktivitet janë shpesh migrantë pa dokumente, të rekrutuar nga grupe kriminale të organizuara.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika