27 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë

Bosnja dhe Hercegovina, të hënën e 11 korrikut, shënojnë 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

ilustrim.

Më shumë se 8,000 burra dhe djem nga grupi etnik boshnjak u vranë në 10 ditë masakër nga forcat serbe të Bosnjës, në korrik të vitit 1995.

Udhëheqësi i atëhershëm i serbëve, Radovan Karadziq, më 9 korrik 1995 lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën.

Gjatë këtij sulmi, ushtarët serbë morën peng rreth tridhjetë ushtarë holandezë.

Ndërsa, një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan bombardimet në Srebrenicë. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.

Bombardimet filluan të nesërmen nga avionët e NATO-s, ku bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë.

Dhe rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Gjithashtu, 15,000 burra u larguan nga enklava dhe nisën një udhëtim të rrezikshëm prej 63 miljesh për në territorin më të afërt mysliman, Tuzla.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem mendohet se u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive.

Ndërsa, ende vazhdon kërkimi për të pagjeturit, pasi nuk dihet se çka ka ndodhur me trupat e të vrarëve.

11 korriku shënon ditën që përkujton të vrarët në Srebrenicë, dhe çdo vit në Qendrën përkujtimore të Potoqarit, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit, varrosen në këtë datë.

Edhe në ketë vit, eshtrat e 50 viktimave të masakrave të boshnjakëve të korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës, duke përfshirë tre të mitur, do të varrosen në përkujtimoren që do të mbahet me rastin e 27-vjetorit të gjenocidit.

 

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika