27 vjet nga masakra e Dubravës

Sot shënohen 27 vjet nga fillimi i një prej masakrave më të rënda që ndodhi gjatë luftës në Kosovë – masakra në burgun e Dubravës.

Më 19 maj 1999, forcat serbe filluan një operacion brutal që do të zgjaste deri më 24 maj, duke vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe duke plagosur mbi 300 të tjerë brenda ambienteve të burgut.

Kjo ngjarje përbën një nga aktet më të rënda të dhunës sistematike të ushtruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndaj popullsisë shqiptare gjatë luftës. Të burgosurit, që në shumicën e rasteve mbaheshin për arsye politike apo pa ndonjë akuzë të qartë, u shndërruan në viktima të një plani të mirëorganizuar të eliminimit.

Pavarësisht fakteve të dokumentuara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe dëshmi të të mbijetuarve, deri më sot askush nuk është vënë përballë drejtësisë për këtë krim.

Në përkujtim të kësaj masakre duke filluar nga ora 11:00 do të mbahen homazhe tek hyrja e burgut të Dubravës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika