28 nëntori shpallet ditë pushimi për administratën publike

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e hëna e 28 nëntorit do të jetë ditë pushimi, bazuar në ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Kjo ditë është pushim pasi shënohet dita e pavarësisë së Shqipërisë

Qeveria e Kosovës





Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se për nder të 28 nëntorit që shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë kjo datë do të jetë ditë pushimi, pra e hëna e javës së ardhshme.

Një vendim i tillë sipas MPB-së  bazohet në Ligjin Nr. 03/ L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

“Të nderuar/a nëpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Tutje, MPB në njoftim ka uruar për festën e pavarësisë së Shqipërisë.

“Urime 28 Nëntori!”, ka përfunduar MPB.

Ilustrim





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika