Edhe përkundër rritjes së çmimeve në Berza ndërkombëtare, Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon që mega/vatin ta shesë më çmimin e njëjtë.

29 euro është çmimi i një mega/vati nga kjo kompani.

Por kur vije fjala tek faturat e rrymës, kjo shumë tek tarifat mesatare kap shifrën në 65 euro për MË.

Ndonëse për këtë nuk kanë pranuar të flasin asnjë nga kompanitë në Kosovës, Liron Gjocaj nga INDEP ka dhënë një shpjegim.

“Në kuadër të marrëveshjes energjia elektrike që prodhohet nga KEK-u shitet tekë KEDSI në 29 euro për megavat. Çmimi që ipet në faturat e konsumatoreve është diku 65 euro për megavat në tarifat mesatare. Kjo vijë si rrjedhojë e tarifës së lart dhe asaj të ultë. 19% është pjesa ku Kosova importon energji elektrike dhe aty efektomi edhe nga çmimet  importit”, ka thënë Liron Gjocaj-INDEP.

Për të rregulluar këtë çështje, duhet të merren parasysh ligjet ndërkombëtare.

“Lidhur më prodhimin e energjisë nga KEK-u është rreth 30 euro për megavat që e ofron për KEDS-in, në këtë kosto pastaj tekë faturat e rrymës shtohen edhe distribuimi, keqpërdorimet dhe krejt këto I faturohen klientit të fundit. Ligjet ndërkombëtare janë ato që e rregullojnë dhe duhet të reflektohen në këto ligj pasi janë delikat dhe ngarkojnë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Visar Kelmendi-Njohës i çështjeve të energjisë.

KESCO me 12 gusht ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë propozimin për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Sipas këtij propozimi konsumatorët familjarë, për bllokun 0 deri në 800 kilovatë, tarifa e lartë të jetë 12.68 centë për kilovat ndërsa tarifa e ultë të jetë 5.43 centë për kilovat.

Nëse kalohen 800 kilovatë në muaj, për kilovatët e shpenzuar mbi këtë bllok, KESCO ka propozuar që tarifa e lartë të jetë 23.53 centë ndërsa ajo e ultë 11.09 centë për kilovat. Sipas propozimit të KESCO-s, tarifa e lartë aplikohet nga ora 07:00 deri në orën 22:00, për periudhën 1 tetor deri më 31 mars.

Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lartë aplikohet prej orës 08:00 deri në orën 23:00.