3 muaj nga djegia e Gjykatës në Kaçanik, prokuroria nuk tregon për hetimet

Trajtimin me prioritet nga prokuroria të rastit të djegies së një pjese të Gjykatës në Kaçanik, po kërkohet nga shoqëria civile. Derisa prokuroria Themelore në Ferizaj, nuk ka treguar se deri ku kanë shkuar për këtë rast që ndodhi 3 muaj më parë, njohësit e drejtësisë thonë se trajtimi me prioritet i rasteve të tilla ndikon edhe në parandalim

Dy zyre të gjyqtarëve që punonin në në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik, marsin e këtij viti u bënë shkrumb e hi. Për këtë në pranga u vunë 3 persona të mitur, nën dyshimin për veprën penale “Zjarrvënie”.

Por që nga njoftimi për arrestimin e tyre, prokuroria në Ferizaj nuk ka treguar se deri ku kanë shkuar hetimet dhe se cili dyshohet të ketë qenë motivi, që këta të rinjë të i vënë flakën një pjese të këtij objekti.

Gjatë javës nga ky institucion kanë thënë se pyetjet rreth hetimit të këtij rasti duhet t’i drejtohen, Gjykatës Themelore në Ferizaj, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Se këto raste duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë, e thonë edhe nga shoqëria civile.
“Ne e kemi pasur si shqetësim që prokuroria dhe policia duhet të marrin masa urgjente, ndaj atyre që krijojën dëme dhe pasiguri, por masat duhet të merren edhe në aspektine  sigurisë sepse të thyhet e djeget një institucion shumë i rëndësishëm është me të vërtet shumë shqetësuese, ” ka thënë Kenan Gashi – AVONET.

Ndërkohë ish sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari thotë se trajtimi me prioritet i rasteve të tilla, do të ndikonte në parandalim.


“Prokurori i shtetit do të duhej të e trajtonte me prioritet këtë rast për ta konstatuar nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie apo zjarri ka ndodhur si shkak i rrethanave të tjera, natyrisht se trajtimi me prioritet do të parandalonte fenomenet e tilla me theks të vecant, sa  i përket cështjes së objekteve me interes vital sic janë gjykatat e vendit,” ka thënë Ardian Bajraktari – Ish sekretar në MD.

Të rralla nuk kanë qenë rastet kur objektet e institucioneve janë kapluar nga zjarri. Të paktën dy herë, është djegur një pjesë e Institutit të Mjeksisë Ligjore, derisa edhe aty disa zyre janë bërë shkrumb e hi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika